Pasi e theu Porsche-n e tij, pronari vazhdoi të ngiste makinën derisa u ndalua nga policia.
Nuk kanë mbetur pak të befasuar punonjësit e policisë që kanë vënë re Porsche-n e ‘shkatërruar’ në trafik.
Policia ndaloi një Porsche jo shumë larg nga Cobham në Britaninë e Madhe, pas një raportimi nga një person, i cili ishte po aq i befasuar nga pamja në rrugë. Përkatësisht, Porsche Boxster u dëmtua dukshëm në një aksident automobilistik dhe pronari vendosi të vazhdojë të lëvizë në rrugë publike.
Duke vepruar kështu, ai tërhoqi zvarrë parakolpin përgjatë rrugës, ndërsa pjesët e tjera i ranë gjatë vozitjes. Janë jashtë funksionit edhe dritat e pasme dhe nuk dihet se në çfarë gjendje është makina nën llamarinë.
We stopped this vehicle seen driving on the #M25 near Cobham. The driver told officers he had crashed the car on the M25 in Kent and thought it would be ok to continue the journey in this condition. The driver gave a positive breath test but was under the prescribed limit. 1of2 pic.twitter.com/vJN15MRK44
— Roads Policing – Surrey Police – UK (@SurreyRoadCops) December 26, 2021
Natyrisht, surpriza nuk ndalet me kaq, pasi posaçërisht punonjësit e policisë janë habitur nga shpjegimi i pronarit.
Domethënë, pronari tha me një ton të qetë se sapo kishte bërë një aksident automobilistik në rrugën M25 në Kent, dhe ai “konstatoi se ishte në rregull” të vazhdonte vozitjen.
Menjëherë efektivët e policisë i janë nënshtruar testit të alkoolit dhe kanë konstatuar se kishte alkool në gjak, por në masën e lejuar. /Telegrafi/