Na ndodhë shpesh të shohim vetura, që e kanë të ngjitur afishen që tregon se është në shitje.
Por, kjo veturë e parkuar në një lagje të Pejës, dallon shumë nga të tjerat.
Pronari i lodhur nga të interesuarit e shumtë, e ka vënë një letër ku shkruan: “Nuk shitet”, transmeton Telegrafi.
Ky Audi 80 që ka ngjyrë të hirtë, nuk ka targa dhe nuk është i regjistruar për një kohë të gjatë.
Nuk dihet pse pronari po e mban të parkuar për vite të tëra dhe pse nuk po e shet, megjithëse ka shumë kërkesa. /Telegrafi/