Site icon Telegrafi

Pronari i një Ferrari Daytona SP3 – 3 milionë dollarësh – kishte vendosur të “rrëshqiste” me supermakinën e tij në një fushë

Ferrari Daytona SP3 debutoi në vitin 2021 me një çmim prej 3 milionë dollarë.

Dhe duke pasur parasysh çmimin e lartë, “rrotullimi” i saj në një fushë është gjëja e fundit që do të prisni që një pronar të bëjë me një të tillë, përcjell Telegrafi.

Por kjo video vërteton se kjo teori është e gabuar.

Siç bëhet e ditur, pronari i saj e testoi Daytona SP3 të tij në ngjyrën Rosso Libano në Heveningham Concours në Halesworth, Suffolk, Angli.

Në vend që ta lë makinën e rrallë të “pushojë” në ekspozitë, ai gjithashtu bën një shpërthim me shpejtësi të lartë në rrugë shumë të ngushta. /Telegrafi/

Exit mobile version