Site icon Telegrafi

Pronari i Liverpoolit, Henry po punon për shitjen e klubit

Liverpooli thuhet se është në shitje pasi pronari John Henry është duke punuar në gjetjen e një blerësi.

Reds janë klubi anglez me më së shumti trofe dhe njëri nga klubet më të titulluara në botën e futbollit.

Në sezonin e fundit, Liverpooli arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por në fund u mposhtën 3-1 nga Real Madridi.

Lexo po ashtu Renditja e pronarëve më të pasur të klubeve në Ligën Premier: I pari kryeson me 20 miliardë funte

Arritja deri në finalen e Kievit ia ka rritur tej mase klubit të ardhurat, por edhe vlerën në përgjithësi.

Megjithatë, sipas New York Post, pronari i Liverpoolit, John Henry, po punon për të shitur klubin anglez.

John W. Henry së bashku me gruan e tij duke shikuar Liverpoolin (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Henry, i cili gjithashtu zotëron klubin Boston Red Sox, po kërkon një çmim prej dy miliardë dollarësh apo 1.76 miliardë eurosh për klubin e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Sheikët tentuan blerjen e Liverpoolit për rekord botëror, por drejtuesit e Reds ia bënë të qartë se klubi nuk është në shitje

Miliarderi amerikan e bleu Liverpoolin për 477 milionë dollarë në vitin 2010 dhe ky do të ishte një fitim i madh për të.

Gjatë verës u përfol edhe për një ofertë të refuzuar nga klubi anglez që thuhet se peshonte dy miliardë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version