Telegrafi

Pronari i deponisë në rajonin e Tetovës kërcënon dhe shanë ekipet e mediave, nuk i lejon të xhirojnë

Pronari i deponisë për grumbullimin e mbeturinave në Komunë të Bervernicës sot ka kërcënuar dhe ka sharë ekipet e mediave, duke mos i lënë që të xhirojnë pamje nga zjarri në këtë deponi.

Në këtë vend ka gati 2 ditë që digjen mbeturinat, qytetarët ankohen për erën e keqe që kundërmon, ndërsa zjarrfikësit janë në terren dhe punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Siç edhe e shihni vetë pas meje është një zjarr apo një deponi e madhe e cila gjatë gjithë natës mbrëmë edhe sot vazhdon që ta shuajmë por përmasat e kësaj deponie janë të mëdha dhe për kapacitet e zjarrfikësve të Tetovës është e pamundur për arsye se jemi mundu shumë deri tani që ta shuajmë këtë zjarr. Gjithashtu u bëj apel institucioneve të tjera të cilat janë për menaxhimin me kriza që të na dalin në ndihmë për arsye se është një zjarr i përmasave të mëdha”, tha Avni Ahmeti nga NjTKZ Tetovë.

Lexo po ashtu Ende del zjarr dhe tym nga deponia e djegur afër Tetovës, Pollogu nën tym

Nga Komuna e Bervernicës, ku edhe graviton kjo deponi, thonë se janë të njoftuar me situatën në terren dhe se i kanë marrë gjitha masat e nevojshme që janë në kompetenca të tyre./TV21/