Telegrafi

Pronari i Clippersave entuziazmohet si kurrë më parë gjatë prezantimit të Leonardit dhe Georget

Los Angelos Clippers kanë filluar të ndërtojnë një skuadër që synim do ta keni titullin e kampionit në NBA.

Klubi kalifornian ka filluar të përforcohet për sezonin e ri të ligës më elitare amerikane të basketbollit dhe për këtë kanë sjellë dy lojtarë kualitativ.

Bëhet fjalë për dyshen Kawhi Leonard të Toronto Raptors, i cili u shpall sezonin e kaluar MVP i finaleve si dhe Paul Georgen e Oklahoma City Thunders.

Pronari i Clippers, Steve Balmer, ishte aq shumë i entuziazmuar, sa që ka bërë reagime të çuditshme me rastin e prezantimin e basketbollistëve në skuadrën e tij.

“Diku e kam të shkruar fjalimin që duhet ta lexojë, por vetëm dua të ndajë kënaqësinë që jam me ju këtu”, tha Steve Balmer.

Ndryshe, Clippers pritet të sjellin edhe lojtarë të tjerë gjatë ditëve në vijim në skuadrën e tyre. /Telegrafi/