Telegrafi

Pronari i Chelseat takohet me Jorge Mendesin për të projektuar transferimin e Ronaldos

Agjenti i legjendës së Manchester United, Cristiano Ronaldo është takuar me pronarin e ri të Chelseat, Todd Boehly, për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm.

Klubi londinez ka pasur një vorbull prej një jave pasi u njoftua se bordi i ri i drejtorëve është përzgjedhur dhe Maria Granovskaia do të largohet nga klubi pas 19 vitesh. Me pronarin që e emëroi veten si drejtor i përkohshëm sportiv.

Dhe tani, Boehly do të jetë i zënë në tregun e transferimeve me klubin e Stamford Bridge ende për të nënshkruar me ndonjë lojtar të ri në këtë afat.

Lexo po ashtu Ronaldo i bën kërcënim të hapur Manchester Unitedit

Sipas The Athletic, Boehly u takua në Portugali javën e kaluar me super agjentin Jorge Mendes, klienti i të cilit është Cristiano Ronaldo.

Besohet se situata aktuale e portugezit në United dhe ideja që ai të bëjë një lëvizje te Chelsea këtë verë ishin ndër temat e bisedës gjatë takimit mes dyshes.

37-vjeçari Ronaldo po shkon në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale me United pasi bëri rikthimin sensacional në Old Trafford verën e kaluar pasi u largua nga klubi 13 vjet më parë.

Lexo po ashtu Ronaldo dëshiron të largohet nga United, Bayerni eksploron mundësitë për transferimin e CR7

Për momentin është e paqartë nëse Chelsea do të bëjë ndonjë ofertë konkrete për të sjellë pesë herë fituesin e Topit të Artë në klub, gjigantët gjermanë Bayern Munich gjithashtu thuhet se po monitorojnë situatën e Ronaldos. Siç qëndrojnë gjërat, United nuk ka ndërmend ta lërë yllin e tyre të largohet.

Është raportuar gjithashtu se Ronaldo ka afinitet të madh për United dhe nuk ka asnjë problem me trajnerin e ri Erik ten Hag.

Lexo po ashtu Edhe këtë herë Messi e mposht Ronaldon: Argjentinasi thyen rekordin e portugezit për më së shumti fanella të shitura

Dashuria e tij për klubin nuk mund të vihet në dyshim, por Ronaldo thuhet se është i frustruar nga mungesa e progresit në tregun e transferimeve nga klubi. Ndërsa rivalët Manchester City, Liverpool dhe Arsenal kanë shtuar cilësinë në skuadrën e tyre, United ende nuk ka sjellë askënd.

Chelsea do të jetë në treg për një sulmues pasi pranoi të kthejë Romelu Lukakun në Inter në një huazim afatgjatë. /Telegrafi/