Kompania amerikane që qëndron pas ChatGPT ka thënë se zyra e saj e parë ndërkombëtare do të jetë me bazë në Londër.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman tha se masa ishte një “mundësi për të tërhequr talente të klasit botëror”, përcjell Telegrafi.
Një hap i tillë vjen pasi ai kritikoi legjislacionin e propozuar të BE-së që rregullon inteligjencën artificiale (AI), i cili do t’u kërkonte kompanive të zbulojnë përmbajtjen e përdorur për të rregulluar sistemet e tyre.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar po planifikon atë që e quan rregullore “pro-inovative”.
“Ne jemi të emocionuar të zgjerojmë kërkimin tonë dhe zhvillimin në Londër, një qytet i njohur globalisht për kulturën e tij të pasur dhe grupin e talenteve të jashtëzakonshme”, ka thënë Diane Yoon.
“Ne jemi të etur për të ndërtuar ekipe dinamike në kërkimin [dhe] inxhinieri… për të përforcuar përpjekjet tona në krijimin dhe promovimin e AI të sigurt”.
Kur ChatGPT shpërtheu në skenë nëntorin e kaluar, aftësia e chatbot-it për të dhënë përgjigje për pyetjet nxiti një interes të madh global për produktet më të fundit të fuqizuara nga AI. /Telegrafi/