Site icon Telegrafi

Pronarët e mjeteve ujore akuzojnë policinë për bllokim të paligjshëm: Nëse s’ka përgjigje, i rikthehemi aktivitetit

“Nëse policia nuk jep ende një vendim, do t’i rikthehemi aktivitetit tonë”. Kështu u shpreh një prej pronarëve të mjeteve ujore në Durrës për “Euronews Albania”.

Ai tha se edhe pse ka dokumentacione të rregullta, biznesi i është pezulluar, duke i shkaktuar humbje të mëdha.

“Do përshkallëzojmë. Të na japin një vendim që të jetë i shkruar që të bazohemi diku, t’i drejtohemi gjykatës. Ose na lind e drejta për vazhdimin e ushtrimit të aktivitetit. Besoj që po. Nga të gjitha njoftimet në Shqipëri, pjesa e atyre që operojnë në turizëm, do vazhdojnë ushtrimin e biznesit, ata që janë conform ligjit. Kanë thënë që do dalin në det. Vetëm pjesa jonë po penalizohet dhe nuk po del në det.”, theksoi ai.

Disa ditë më parë, pronarët e mjeteve ujore zhilluan takim me drejtues të Policisë së Shtetit, në lidhje me vendimin për ndalimin e aktivitetit të mjeteve lundruese në plazhet e vendit.

Ata shpresojnë që situata të zgjidhet brenda disa ditëve, pasi ka një kosto për ta.

Ndalimi dhe kontrolli i mjeteve lundruese nga policia, vjen pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare. /Euronews Albania/

Exit mobile version