Telegrafi

Pronarët e Milanit e duan Leonardon pasues të Gattusos, braziliani i refuzon

Foto :AC Milan/Twitter

Pronarët e Milanit thuhet se e konsideronin Leonardo si zëvendësues të Gennaro Gattusos, por ai nuk ka dëshirë të kthehet në stërvitje.

Braziliani është drejtori teknik i Rossonerëve, por ka qenë trajner i të dy klubeve të Milanos në të kaluarën.

Gattuso është nën presion dhe mund të shkarkohet pas ndeshjes me Spal-in të shtunën pasdite dhe deri më tani janë përfolur shumë emra të mundshëm.

Lexo po ashtu Gattuso pritet të shkarkohet pas ndeshjes me SPAL-in

Por, mediumi italian Corriere della Sera raporton se nuk ka alternativa të vërteta nda drejtuesit e klubit Rossoner.

Antonio Conte është kandidati ideal, por ai nuk dëshiron të marrë përsipër një ekip mes sezonin që po zhvillohet.

Francesco Guidolin dhe Roberto Donadoni nuk janë kontaktuar fare, ndërkohë që Arsene Wenger nuk mendohet të jetë fituesi i duhur.

Lexo po ashtu Emri i Guidolin shfaqet si zëvendësues i Gattusos  

Si rezultat i raporteve të gazetave, pronarët Elliott Management kërkuan Leonardon të kthehet në stolin e klubit kuqezi,

Por, braziliani ua bëri të qartë se ai ka ndërmend të mbetet drejtor dhe mos të ushtroj punën e trajnerit. /Telegrafi/