Ndërsa Suning Group ka nxjerrë Interin në shitje, klubi tjetër i tyre i futbollit në Kinë, Jiangsu FC, mund të shpërbëhet tërësisht nëse dikush nuk e blen atë për vetëm një cent së bashku me borxhet.
Suning Group ka qenë shumë i qartë se ata janë në probleme serioze financiare pas pandemisë dhe duhet të shkurtojnë çdo gjë tjetër përveç bizneseve të tyre themelore me pakicë.
Kjo përfshin klubet e tyre të futbollit, të cilat po vazhdojnë të humbin para.
Interi është në shitje dhe drejtuesit janë në negociata me BC Partners, ndër të tjera, së bashku me opsionet për të ri-financuar borxhet e tyre.
Tani raportet në Kinë përmes Titan Sports Plus dhe Soccer News pretendojnë se Jiangsu FC (i njohur më parë si Jiangsu Suning) jo vetëm që është në shitje, por mund të shpërbëhet tërësisht.
Kjo sepse klubi ka 500 milionë jen borxh (afërsisht 63,77 milionë euro), shumica e të cilave përfaqësojnë paga të papaguara.
Jiangsu FC(formerly Suning)for sale: as per sources in China,1 penny is enough for buyers to get Jiangsu FC, the CSL title holder from Suning Group, with the condition of taking the responsibility of debt, estimated to be ¥500m(€63.77m), most of which is unpaid salary. pic.twitter.com/RV89PV5CyF
— Titan Sports (@titan_plus) February 24, 2021
Është raportuar se klubi mund të shitet për vetëm një cent nëse dikush është gjithashtu i përgatitur të marrë përsipër pjesën e plotë të borxhit.
Nëse një blerës nuk mund të gjendet as në ato kushte, atëherë klubi thjesht mund të likuidohet apo falimentojë. /Telegrafi/