Pronarët e dyqaneve kanë shtënë në drejtim të turmës me qëllim që të mbrojnë dyqanet e tyre, derisa Afrika e Jugut po futet në ditën e pestë të trazirave që kanë shpërthyer ku si pasojë janë vrarë 40 persona.
Pamjet e publikuara në Twitter, shfaqin pronarët e bizneseve duke shtënë me armë mbi turmën që po protestojnë pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma, transmeton Telegrafi.
Situata kaotike e krijuar në Afrikën e Jugut, ku në masë të madhe ka filluar dëmtimi i lokaleve dhe plaçkitja e mallrave nga turma që po protestojnë – ka detyruar pronarët e lokaleve të marrin ligjin në duart e tyre.
Some Indian and White property owners resorted to firing to protect their shops from looting as chaos and looting is happening in many major cities of South Africa. pic.twitter.com/2ZCC58yPgv
— Enemy Slayer (@EnemySlayer24_7) July 12, 2021
Pavarësisht se qeveria e këtij vendi ka rritur nivelin e sigurisë, dhe ka shpërndarë nëpër qytetet e këtij vendi një numër të madh të ushtarëve, rendi dhe ligji nuk po mbizotërojnë.
Gjithçka po ndodh kur të premten ish-presidenti Jacob Zuma u dërgua në burg, pas shqiptimit të dënimit prej 15-muajve nën akuzën se ka refuzuar të bashkëpunoj për të siguruar prova për gjykatën lidhur me korrupsionin. /Telegrafi/