Site icon Telegrafi

Pronarët e Chelseat duken se kanë parë mjaftë – pesë opsionet për ta zëvendësuar Pochettinon

Ka thirrje të reja që Mauricio Pochettino të shkarkohet nga Chelsea pasi Blutë ranë në gjysmën e fundit të tabelës si rezultat i humbjes së tyre 4-2 nga Wolves në Stamford Bridge.

Gruaja e Thiago Silvës madje ka bërë thirrje për ndryshim dhe me argjentinasin në dukje të paaftë për të përfituar maksimumin nga një skuadër që ka kushtuar mbi 1 miliard euro, koha e tij po përfundon.

Express Sport ka dhënë pesë opsione që Todd Boehly me bashkëaksionarët e tij mund t’i shikojnë si zëvendësues të Pochettinos.

Lexo po ashtu A do shkarkohet sot Pochettino? Chelsea raportohet se ka gjetur trajnerin e ri

I pari në listë është trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso – por që duhet të presin së paku deri në fund të sezonit.

Një tjetër emër është edhe ish-trajneri i tyre legjendar dhe që aktualisht është i lirë pas shkarkimit nga Roma – Jose Mourinho.

Opsionit i tretë, por që duhet të pres po ashtu deri në përfundim të sezonit është edhe Xavi, që tashmë ka konfirmuar largimin nga Barcelona.

Lexo po ashtu Probleme serioze për Chelsean: Mauricio Pochettino dorëzohet publikisht

Një emër befasues në listë është edhe ai i trajnerit të Brentfordit, Thomas Frank, që po bënë një punë të mrekullueshme te Bee’s, ndërsa do të joshte me lehtësi edhe Ivan Toneyn.

Me atë çfarë po bën Girona në La Liga, nuk është befasi që emri i Michel Sanchez të jetë në listën e pronarëve të Chelseat, duke shpresuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version