Site icon Telegrafi

Pronarët e autobusëve në grevë, udhëtarët e linjës Podujevë-Prishtinë mbesin në rrugë

Pronarët e autobusëve të linjave Podujevë-Prishtinë kanë hyrë sot në grevë, në afat të pacaktuar. Kështu pronarët me autobusët e tyre sot nga ora 09:00 janë duke protestuar në fshatin Vranidoll.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” deri tek ky vendim erdhi për shkak siç thonë ata të mos plotësimit të kërkesës së tyre nga Komuna e Prishtinës karshi vendimit për lëshimin e linjave të reja transporti.

Sipas kësaj shoqate ky veprim nga ana e Komunës së Prishtinës është bërë duke anashkaluar procedurat ligjore dhe të drejtat që i takojnë operatorëve ekzistues.

Shoqata kundërshton vijimin e linjave Prishtinë-Vranidoll, Prishtinë-Kozaricë dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban.

Edhe një muaj më parë, kjo shoqata ka protestuar me të njëjtat kërkesa./kp/

Exit mobile version