Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pak ditë më parë shpërndau në rrjetin social Instagram një video që e kishte realizuar në TikTok.
Bëhet fjalë për një video satirike, përmes së cilës ajo shfaqet kinse duke i thënë një mashkulli “ti ta shpif”.
Megjithëse videoja ishte pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, rrjeti social Instagram ka vendosur ta fshijë atë për shkak të promovimit të gjuhës së urrejtjes.
Këtë e ka bërë të ditur vet artistja Rexha përmes një shpërndarje në InstaStory, ku ka shfaqur mesazhin që Instagram i ka dërguar pas fshirjes së Instagramit.
“Postimi juaj bie ndesh me udhëzimet tona të komunitetit. Ne e hoqëm postimin tënd sepse bie ndesh me udhëzimet e komunitetit për gjuhën e urrejtjes ose simbolet. Edhe nëse nuk keni dashur të ofendoni, udhëzimet tona inkurajojnë njerëzit të shprehen në një mënyrë që respekton të gjithë”, ka qenë mesazhi i Instagramit që këngëtarja e ka ndarë me fansat e saj.
Ajo vendosi një emoji në shenjë habie, duke treguar se si u çudit kur një gjë e tillë ndodhi.
Pavarësisht se është një video satirike vetëm për argëtim, Instagram duket se nuk e ka toleruar një gjë të tillë, ndonëse rrjetet sociale TikTok dhe Twitter e kanë bërë një gjë të tillë dhe videoja ende ndodhet në platformën e tyre. /Telegrafi/
— Bebe Rexha (@BebeRexha) October 19, 2020