Në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë, u promovua vepra “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës” i autorit Bashmir Xhemaj.
Vepra e botuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, flet për shqiptarin nga Prizreni, Destan Berishës, që u rreshtua përkrah agjencisë së inteligjencës amerikane CIA.
Libri është mbështetur në arkiva të CIA-s dhe burime tjera me intervista në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi.
Në promovimin e librit, pos redaktorit Shkëlzen Maliqi, folën edhe historianët Bejtullah Destani dhe Durim Abdullahu.