Renaulti e ka promovuar Twingon e ri në rrugët e disa prej metropoleve evropiane, para fillimit zyrtar të shitjes së këtij modeli.
Në këtë mënyrë, prodhuesi francez është përpjekur të tregoje se si përshtatet në ambientin urban ky automjet i vogël.
Prodhimi i gjeneratës së tretë të modelit Twingo ka filluar që në muajin maj të këtij viti, ndërsa nga muaji shtator veturat do të jenë nëpër sallonet evropiane të Renault.
Kompania nuk e fsheh ambicien se me këtë automjet dëshiron ta arrijë suksesin që ka pasur gjenerata e parë.
Megjithatë, kjo nuk do të jetë aspak lehtë, pasi në këtë segment ka konkurrencë shumë të madhe nga veturat e vogla, si Volkswagen Up!, Opel Adam, Fiat Panda, Peugeot 108, Citroen C1 e Toyota Aygo.
Në krahasim me paraardhësin e tij, Twingo III ka shumë novitete. Në radhë të parë nuk është me tri, por me pesë dyer, ndërsa vetura tërheq me rrotat e pasme dhe jo me të përparmet si ka qenë Twingo II.
Twingo i ri do të jetë në dispozicion me dy motorë – motori i njohur me tri cilindra 0.9 l turbo TCe që zhvillon 90 kalëfuqi (66 kW) dhe moment rrotullimi prej 135 Nm; si dhe motori 1.0 l i njohur si SCе 70 që zhvillon 70 КF (51 kW) dhe 91 Nm. /Telegrafi/