Të mërkurën, në Librarinë “Dukagjini” në Prishtinë është promovuar libri “Suksesi në shitje” i Denis Gafuri.
Autori, i cili njëherit është edhe trajner i shitjes, ka theksuar se ky libër është rezultat i punës së tij mbi 25-vjeçare në botën e biznesit dhe të shitjes. Ai ndër të tjera ka theksuar se libri është një përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që ka djekur.
“Libri i dedikohet secili person, duke pasë parasysh se në shitje jemi të gjithë – në një formë ose tjetër. Ideja është që me e ndërtu një raport të afarizmit, ku gjëja e parë është besimi, pastaj elementi i sigurisë, e më pas bashkëpunimi mes akterëve etj.”, ka shtuar Gafuri.
Ai thekson se “Suksesi në shitje” trajton temat e komunikimit, vendosjes së objektivave personale dhe jetësore.
“Në këtë botim i kam vendosur eksperiencat e ndryshme, me të cilat jam ballafaqur gjatë jetës – qofshin pozitive ose negative”, ka shtuar Gafuri.
Ky libër tashmë gjendet nëpër të libraritë kryesore të Kosovës, ndërsa shitja mund të bëhet edhe online.
Ndryshe, Denis Gafuri është edhe organizator i Konventës së Menaxherëve të Shitjes, që këtë vit ka shënuar edicionin e dytë. /Telegrafi/