Buraku dhe grupi Fama kanë bërë një promovim spektakolar në mbrëmjen e organizuar për të albumin e tyre më të ri me këngë live, si dhe promovimin e klipit të ri “Çikirushe”.
Një mbrëmje e mbajtur në sheshin 21, ku nuk munguan as fytyrat publike, dhe në tërësi u numëruan mbi 1000 persona, Buraku dhe grupi Fama ndezën atmosferën me interpretimin e tyre për të pranishmit.
Publiku argëtohej nën interpretimin e të gjithë albumit, gjersa kënga e cila u prit më së miri ishte pikërisht kënga “Çikirushe” e cila u promovua edhe me klip.
Mbrëmja vazhdoi deri në orët e mëngjesit, teksa Buraku dhe Fama promovuan më së miri projektet e tyre për fillim verën e vitit 2017. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gjvp4TnbBy0