Site icon Telegrafi

Promovim i Doracakut për terminologji për dhunë të bazuar gjinore

Prezantim i ‘Doracakut për terminologji për dhunë të bazuar gjinore për gazetarë dhe punonjës medial’, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare-Zë kundër dhunës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është avancim i bashkëpunimit të asociacioneve qytetare dhe mediave në drejtim të ngritjes së vetëdijes te opinioni më i gjerë dhe ekzistimi i formave të ndryshme të dhunës ndaj grave, si dhe pjesëmarrje e përbashkët në procesin e përfaqësimit për ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhunë shtëpiake.

Projekti është financuar me grant nga programi Covika Mobilitas, projekt i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version