Telegrafi

Promoteri Bob Arum: Mund të ketë edhe përballje të tretë në mes të Furyt dhe Wilderit

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury dhe Deontay Wilder pritet që të kenë tri përballje mes tyre, sipas promotorit Bob Arum. Të dy boksierët u përballën në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo përfunduan me barazim.

Boksieri britanik dhe ai amerikan, do të zhvillojnë përballjen e dytë në fillim të vitit 2020, për ta përcaktuar fituesin, mirëpo bëhet e ditur se mund të ndodhë edhe një përballje e tretë.

Arum ka thënë se varësisht se kush e fiton përballjen në mes të Furyt dhe Wilderit, mund të kemi një përballje të tretë.

Bob Arum (Foto: Alex Burstow/Getty Images/Guliver)

Përballja e tretë në mes të dy boksierëve nuk do të ishte diçka e re, pasi në të kaluarën të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Muhammad Ali dhe Joe Frazier, Sugar Ray dhe Roberto Duran, Micky Ward dhe Arturo Gatti.

Por, Arum bëri me dije se në boks nuk lejohet më shumë sesa tri përballje, andaj një gjë e tillë mund të ndodhë në fillim të vitit 2021.

“Po, unë mund t’ju siguroj për një gjë të tillë”, ka thënë Aurom për World Boxing News kur u pyet për tri përballjet e mundshme në mes të Wilder he Furyt.

Lexo po ashtu Renditja e re e peshave të rënda në boks - Fury mbretëron si i pari, Joshua i katërti

“Në të kaluarën kemi pasur shansin që t’i shohim edhe emra të mëdhenj duke zhvilluar tri përballje me të njëjtin kundërshtar. Ali v Frazer, Ray v Duran, Ward v Gatti, por nuk mund të ketë katër përballje”.

“Përballja e tretë nuk ka të bëjë me atë se kush e ka fituar meçin e parë apo të dytin, por ka të bëjë me përcaktimin e boksierit më të mirë, që mund të vendoset në meçin e tretë”, ka shtuar më tej Arum. /Telegrafi/