Telegrafi

Një prokurori të shtetit i vidhen dokumente personale brenda banesës së tij në Prishtinë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një prokuror i Shtetit ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe palë çelësa të banesës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orëve 17:30-21:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/