Site icon Telegrafi

Prokuroria ukrainase kërkon arrestimin e ish-presidentit Petro Poroshenko

Një gjykatë në Kiev urdhëroi arrestimin e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

Arrestimi u urdhërua me akuzën e tradhtisë, të paraqitur nga Byroja Kombëtare e Hetimeve të Ukrainës dhe mediat raportuan se prokurori i shtetit kërkonte arrestimin e Poroshenkos, me kusht të mundshëm prej 37 milionë dollarësh.

Avokati i Poroshenkos, Ilya Novikov, nuk e konfirmoi këtë vendim gjyqësor në një konferencë për shtyp, raporton reuters.

Petro Poroshenko, i cili tashmë është kreu i Partisë së Solidaritetit Evropian, aktualisht ndodhet jashtë vendit dhe pritet të kthehet pas një pauze të shkurtër.

Ukraina ka qenë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit që nga viti 2014. Moska tashmë ka grumbulluar një numër të madh trupash pranë Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version