Telegrafi

Prokuroria Themelore në Prizren ngrit aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.G., duke shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe me atë rast me dashje shkel ligjin lidhur me detyrat e tij.

Sipas njoftimit, i pandehuri F.G., në kundërshtim me Ligjin për Lojërat e Fatit, jep pëlqimin për ushtrimin e veprimtarisë, biznesit për lojëra të fatit “G.P.”, për njësinë në Prizren, e cila njësi është në afërsi 300 metra afër objektit fetar – Xhamisë.

“Me këtë, biznesit në fjalë i sjell dobi duke ia aprovuar kërkesën dhe duke e lejuar ta ushtrojë veprimtarinë e tij në këtë njësi deri me datë 28.07.2017 kur Divizioni për lojërat e fatit i ATK-së e mbyll këtë veprimtari. Me këto veprime, i pandehuri F.G., ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ “, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /Telegrafi/