Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se të gjitha raportet e pranuara nga Auditori i Përgjithshëm, menjëherë sapo i ka pranuar, i ka dërguar në prokuroritë kompetente dhe ka kërkuar nga të njëjtat që të fillojnë veprimet hetimore sipas ligjit.
Prokuroria nëpërmjet një kumtese ka thënë se asnjë raport i pranuar nga Auditori i Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga prokuroritë kompetente të Republikës së Kosovës.
“Çështjet e prokurimit do të trajtohen me prioritet, ashtu siç janë pajtuar në takimet e kryeprokurorit të Shtetit me Auditorin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e agjencisë Kosovarë Kundër Korrupsionit”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.