Prokuroria Publike Shkup ka marrë veprime hetimore për konfirmimin e fakteve relative në lidhje me vdekjen e të riut Nikolla Sazdovski.
“Prokuroria Publike ka marrë veprime hetimore për vërtetimin e fakteve”, thonë nga Prokuroria Publike.
Dy nga sulmuesit e Zazdovskit janë në paraburgim në “Shutkë”, ndërsa për të tretin policia ende po e kërkon.
Të tre janë të dyshuar se me 29 qershor në mënyrë të dhunshme kanë rrahur të riun Nikolla Sazdovskin në stacionin policor në lagjen Aerodrom. /Telegrafi/