Site icon Telegrafi

Prokuroria Publike e Maqedonisë formon komision për hetimin e parregullsive zgjedhore

Prokuroria Publike formoi komision të përkohshëm për hetimin e parregullsive eventuale gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

Kryetari i komisionit është Xhelal Bajrami, prokuror publik në PThP, ndërsa në komision anëtarë janë një nga katër prokuroritë e larta dhe prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga prokuroria thonë se se ky komision do t’i ndjek të gjitha ngjarjet lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve dhe gjithkund ku do të vlerësojë se ka indicie për vepra penale të kryera do t’i njoftojë prokuroritë themelore për veprim të menjëhershëm.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet komisionit të përkohshëm i bën thirrje opinionit, organizatave qytetare, organizatave tjera, partive politike, institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare dhe të gjithë ata që mendojnë se në ndonjë procedurë ka indicie për kryerje të veprës penale lidhur me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, ta paraqesin në komision në adresën elektronike izbori@jorm.gov.mk./Telegrafi/

Exit mobile version