Site icon Telegrafi

Prokuroria parashtron kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit të reperit Fero

Reperit Fero, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, i është caktuar sot (e martë) masa e paraburgimit nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilani, Arben Kadriu.

“Sot me date 26. Korrik 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, brenda afatit ligjor, ka parashtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit Feronit Shabani, për shkak të veprës penale ‘Sulmi’. Kërkesa për caktimin e Paraburgimit është dorëzuar ne Gjykatën Themelore në Gjilan, e cila pritet të mbajë seancën dëgjimore”, thuhet në njoftimin e prokurorit.

Pamje nga momenti i dhunës së ushtruar nga Fero ndaj qytetarit në veturën e tij (Foto: Nacionale)

Mbi reperin Fero rëndon akuza e sulmit, pasi ditë më parë u publikua një video-incizim ku i njëjti shihej duke ushtruar dhunë mbi një qytetar në veturën e tij.

Avokati mbrojtës i reperit gjilanas, Egzon Halimi, tha të hënën për Telegrafin se Fero ka shprehur pendesë për veprën e kryer.

Lexo po ashtu Avokati i Feros tregon detajet e rastit të rrahjes së qytetarit: U provokua me këngë të Unikkatilit, është i penduar për atë që ka bërë

“Ai për momentin është në ndalim dhe tash pritet se çfarë vendimi do të marrë gjykata. Ndaj tij është ngritur akuzë për sulm, tani të shohim. Vet klienti është i penduar për veprën që ka bërë”, ishte shprehur avokati. /Telegrafi/

Exit mobile version