Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për personin që ka kërcënuar presidentin, Hashim Thaçi.
Prokuroria njofton se ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se presidenti Thaçi ishte kërcënuar gjatë muajit mars./Telegrafi/