Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se ka nisur hetime në lidhje me arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari.
“Në lidhje me ngjarjen ekzistojnë dyshime të bazuara se disa persona zyrtar, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kompetencat, i kanë mundësuar të dënuarit në mënyrë ilegale ta lëshojë Maqedoninë”, thonë nga PTHP, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se lënda është ndarë tek prokurori kompetent dhe në kuadër të fazës parahetimore janë dhënë urdhra për marrjen e të dhënave në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski tha se MPB do të hetojë nëse përfaqësuesit e saj kanë qenë të përfshirë në arratisjen e Gruevskit./Telegrafi/