Site icon Telegrafi

Prokuroria nis hetim penal ndaj Bashës

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha pas kallëzimit të depozituar nga Policia e Tiranës. Kjo e fundit ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet procedurale i janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.

“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat……erdhi ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.

Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal. Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Exit mobile version