Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza kundër dyzet e një (41) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërëtri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/