Prokuroria Themelore në Ferizaj po kërkon paraburgim për shoferin që goditi për vdekje dy fëmijë në Carralevë të Shtimes.
Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit V.M., i cili gjendet në ndalim që nga 09 maj 2021.
Mes tjerash në komunikatë thuhet se “sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me datë 09 Maj 2021, në rrugën Ferizaj- Shtime, në fshatin Carralevë, derisa ishte drejtuar automjetin e tipit ‘Volkswagen Golf’ nga pakujdesia, ka shkelur ligjin mbi trafikun publik, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke vepruar në kundërshtim me dispozitën e nenit 53.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ku i njëjti nuk ia ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit kushteve në rrugë, ashtu që godet dy fëmijët, tani të ndjerët, të cilin ishin jashtë rrugës, ku me ç’rast ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”. /Telegrafi/