Telegrafi

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj dy personave për veprën penale “Grabitje”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë ditës së sotme ka ndaluar dy persona me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitje” nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Ferizaj, arrestohen dy të dyshuar për disa raste të grabitjeve me armë

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy të pandehurve me inicialet B.G., nga komuna e Ferizajt dhe V.S. nga komuna e Vitisë,  për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën e lartcekur, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se më 15 janar 2020, në sallonin e automjeteve “Dardani” në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër e që vetës ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, me anë të përdorimit të forcës, të armatosur, me armë AK-47, kanë tentuar që të grabisin të mirat materiale, me të cilën do të kryenin veprën penale “Grabitja” në bashkëkryerje dhe tentativë nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy të pandehurit gjenden nën masën e ndalimit që nga data 21 mars 2020, ndërsa nesër më 22 mars, pritet që të mbahet seanca e paraburgimit para gjyqtarit të procedurës paraprake.