Telegrafi

Prokuroria në Ferizaj jep detaje për aksionin e policisë në Brezovicë

Sot në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë zhvilluar një aksion në Brezovicë.

Vjosa Baftiu, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se aksioni është zhvilluar kundër disa personave të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit”, “Shkretimi i pyjeve” .

Lexo po ashtu Aksion i policisë në Brezovicë

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju informon se lidhur me rastin në fjalë, ka autorizuar Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prishtinë, për ndërrmarrjen e veprimeve hetimore në Parkun Kombëtar “Sharri” në Brezovicë, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , në çështjen penale kundër disa personave të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 paragrafi 1, “Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit” nga neni 347 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 5 dhe “Shkretimi i pyjeve” nga neni 357 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka thënë Baftiu.

Sipas saj lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i çështjes./Telegrafi/