Site icon Telegrafi

Prokuroria konfirmon, kryetari i grupit të tifozëve ‘Dardanët’ i arrestuar për fajde

Prokuroria e ka konfirmuar se kryetari i grupit të tifozëve të Përfaqësueses së Kosovës, ‘Dardanët’, është njëri nga të arrestuarit për dyshim për fajde.

Ditën e djeshme (e enjte) policia kreu një aksion i cili ishte i shtrirë në 11 lokacione në Prishtinë.

Njëri nga pesë të arrestuarit është edhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Dardanëve

I njëjti është i arrestuar për fajde dhe krim të organizuar.

Arrestimin e Berishës për KALLXO.com e konfirmoi prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi.

“Po”, ka qenë përgjigja e prokurorit Abazi në lidhje me arrestim e kryetarit të grupit të tifozëve “Dardanët”.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka ndërmarrë një aksion në 11 lokacione të Prishtinës, ku ka arrestuar 5 persona ndërsa dy të tjerë janë në arrati.

Në arrati është edhe djali i ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit.

Aksioni i policisë ka qenë për fajde, detyrim dhe krim të organizuar.

Exit mobile version