Burime nga Prokuroria Publike për Tv Telma thonë se gjatë ditës së sotme është kërkuar masa e parandalimit për ekstradim të funksionerit të Kosovës, Gafurr Dugolli, i cili është arrestuar të premten e kaluar, tramsneton Telegrafi Maqedoni.
Shefi i protokollit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) u arrestua në vendkalimin Bllacë, kur ai ishte nisur për në ambasadën amerikane për t’u pajisur me vizë për në SHBA.
Gjykata penale e Shkupit thotë se vendimi për paraburgim do ta vendosin në orët e mbrëmjes kur edhe i tejkalon paraburgimi i shkurtër. Gjyqi duhet të vendosë nëse do ta pranojë ose hedh poshtë kërkesën për paraburgim të funksionerit nga Kosova, të cilin Serbia e akuzon për krime lufte të kryera gjatë vitit 1998 në rajonin e Kleçkës në Kosovë./Telegrafi/