Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i akuzuar për ngjarjen tragjike të njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997, ku mbetën të vrarë pesë punonjës policie.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rigjykimin e dosjes, 28 vite pas masakrës, çështja është rikthyer në vëmendje.
Marashi u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri, ku ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në mungesë, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore për një gjykim të rregullt.
Në argumentet e tij, Marashi ka theksuar se nuk ka pasur dijeni për gjyqin e zhvilluar kundër tij në vitet 1999-2000, duke ngritur dyshime mbi legjitimitetin e procedurave të ndjekura në atë periudhë, raporton A2cnn.