Prokuroria Speciale e Kosovës, ka kërkuar që deputetit të Nismës, Milaim Zeka t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Këtë kërkesë Prokuroria e ka bërë gjatë mbajtjes së sotme të seancës gjyqësore ndaj deputetit Zeka.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Gazmend Halilaj avokati i deputetit Milaim Zeka.
Halilaj ka thënë se seanca gjyqësore ka përfunduar para gjysmë ore dhe se tash janë në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës.
Zeka u ndalua dje nga Policia si i dyshuar për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, pra si i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. /Telegrafi/