Pas arrestimit të djeshëm të deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar prokurori i rastit Rexhep Maqedonci.
“Është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë Maqedonci.
Ai më tej ka bërë të ditur se seanca gjyqësore pritet të mbahet sot diku pas orës 13:00.
Deputeti Shkumbin Demaliaj është arrestuar për veprën penale kanosje, për dy deklarata të tij të dhëna në media ku ka kanosur publikisht prokurorin e Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj.
E gjitha ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtar i Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij. /Telegrafi/