“Prokuroria Themelore Publike ka dyshime për kërcënime të personave të cilët kanë qenë cak i të dyshuarve në rastin Haraçi”, ka thënë në një intervistë për “Deutsche Welle”, prokurorja Villma Ruskovska.
Më tej ajo a thënë se ka dyshime edhe për raste tjera, por nuk mund të tregojë për sa persona bëhet fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ata persona kanë dhënë deklarata dhe tani kërkojmë dëshmi për t’i konfirmuar pohimet e tyre. Bëhet fjalë për afaristë të cilët kanë thënë se janë kërcënuar nga dy të dyshuarit në rastin e fundit”, ka thënë Ruskovska.
Pasi Prokuroria nuk e përjashtoi mundësinë që hetimet të zgjerohen dhe të përfshihen edhe persona tjerë, ndërsa në opinion dolën informacione për zyrtarë të lartë qeveritar me emrat “Kiki” dhe “Friki”, kryeministri Zaev sot i ftoi gazetarët të hulumtojnë dhe të zbardhin këto persona.
Ai tha se çdo njëri që ka gabuar para ligjit, nuk do të mbrohet dhe do të përgjigjet para institucioneve./Telegrafi/