Telegrafi

Prokuroria jep detaje të reja rreth grabitjes në shtëpinë e mërgimtarit në Shtime, ku mbeti i vdekur një person

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje të reja rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur në “Lagjen e Pajtimit”, komuna e Shtimes ku ka mbetur një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj thuhet se, sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Vritet grabitësi në Shtime, pronari mbetet i plagosur

Prokuroria bën të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/