Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë detaje të reja rreth grabitjes së armatosur që ka ndodhur në “Lagjen e Pajtimit”, komuna e Shtimes ku ka mbetur një person i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj thuhet se, sipas informatave të para që posedon Prokuroria, grabitësit janë konfrontuar me pronarin e shtëpisë dhe si pasojë e kanë plagosur pronarin e shtëpisë me armë zjarri, ndërsa, 300 metra larg shtëpisë, është gjetur trupi i pajetë i njërit nga grabitësit, transmeton Telegrafi.
Prokuroria bën të ditur se, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Telegrafi/