Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale inicion hetime ndaj ish-ministrit Teodosijeviq

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, ka iniciuar rast ndaj ish-ministri të MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, për shkak të deklaratave se shqiptarët janë terroristë dhe se masakra e Reçakut është trillim.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka iniciuar rast ndaj ish ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, I.T. lidhur me deklaratat e bëra. Prokuroria Speciale tani është në fazën e grumbullimit të informative lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar për Telegrafin, Ekrem Lutfiu,  zëdheneës i PSRK-së.

Ndryshe, Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj javën e kaluar kishte shkarkuar Teodosijeviqin për këto deklarata.

Lexo po ashtu Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që i quajti shqiptarët terroristë

Ish-ministri Teodosijeviq në 20-vjetorin vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, nuk ka hezituar t’i quaj shqiptarët terroristë si dhe ta mohoj masakrën e Reçakut, duke e cilësuar si trillim nga ana e shqiptarëve.

“Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë ashtuquajtura katastrofa humanitare në Kosovë. Masakra e Reçakut ishte një trillim, kurse janë terroristët shqiptarë që trilluan gjithçka, duke kryer krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat deri më sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë serbë të mirë dhe policë në vendet e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar gjatë agresionit të NATO-s, dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqeruajtës në Kosovë”, ka deklaruar Teodosijeviq. /Telegrafi/

Exit mobile version