Site icon Telegrafi

Prokuroria flet për rastin në Vitomericë të Pejës – dyshohet për vrasje të dyfishtë

Foto: Ilustrim

Një vrasje e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur të shtunën në Vitomericë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar policia në rajonin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Po ashtu sipas policisë, rreth një orë e gjysmë më pas janë arrestuar katër persona të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shirit të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi për Telegrafin ka thënë se dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me armë zjarri e me pas edhe vetëvrasja.

Lexo po ashtu Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në Vitomiricë të Pejës

“Me të pranuar informatën ne Departamentin e Krimeve te Renda në Prokurorinë Themelore të Pejës, prokurori kujdestar ka dal ne vend të ngjarjes se bashku me njësitet relevante policore. Dy trupat e pajete te viktimave me urdhër te prokurorit te shtetit janë dërguar ne Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion. Po ashtu, edhe arma dhe gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes janë dërguar për ekzaminim. Dyshimet fillestare janë se fillimisht është kryer vrasje me arme zjarri e me pas edhe vetëvrasja”, ka bërë të ditur Nikçi.

Ai ka thënë se pasi të pranohen raportet e lartcekura dhe veprimeve hetimore të Prokurorit të Shtetit me Policinë, do zbardhen rrethanat e këtij rasti./Telegrafi/

Exit mobile version