Site icon Telegrafi

Prokuroria: Ende nuk është konfirmuar arsyeja e vdekjes së 6-vjeçares në Spitalin e Manastirit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike – Manastir njofton se po vepron në lidhje me rastin e vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare në spitalin e Manastirit dhe se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

“Meqenëse disa persona tashmë sot kanë pyetur për ngjarjen në spitalin e Manastirit, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshon urdhra dhe udhëzime për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së vajzës”, thonë nga Prokuroria.

Lexo po ashtu Maqedoni, numri i rasteve me tuberkuloz në rënie të vazhdueshme

Babai i vajzës në një deklaratë për media, tha ditën e djeshme se vajza ka ndërruar jetë pasi i është bërë infuzion me glukozë, ndonëse fëmija kishte sheqer të ngritur.

Në spitalin e Manastirit është duke u bërë një inspektim i jashtëzakonshëm dhe sot drejtori do të takohet me ministrin e Shëndetësisë./Telegrafi/

Exit mobile version