Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 14 persona si dhe ka bërë tre kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Më poshtë lexoni ndalesat me urdhër të prokurorit nëpër Prokurorit Themelore në komuna si dhe kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale “Lëndim i lehtët trupor”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar, në tre raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaluar dy persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/