Telegrafi

Prokuroria e shtetit nis hetimet për kurdisje në futbollin kosovar

Prokuroria e Shtetit ka deklaruar se ka filluar hetimet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) ka pasur shumë akuza në drejtim të gjyqtarëve dhe skuadrave për kurdisje dhe gjykim të ndeshjeve me paramendim.

Kryetarët e klubeve të njohura si Feronikeli, Ballkani dhe Llapi kanë dalë me deklarata të tilla duke bërë akuza për kurdisje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Superligës së Kosovës

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, Prokuroria e Shtetit ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me këtë dukuri.

Sipas tyre, prokuroritë themelore kanë filluar hetimet për verifikimin e akuzave në media në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve.

“Prokuroria e Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, ka thënë zëdhëndësi Ekrem Lutfiu. /Telegrafi/