Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 43 aktakuza kundër 55 personave për vepra të ndryshme penale, derisa me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 4 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar pesë persona të dyshuar.
Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre persona.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), teksa Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 4 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Me kërkesë të Prokurorisë së Pejës gjatë bastisjes së shtëpisë së një të dyshuari janë konfiskuar tri armë zjarri, dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim.
Po ashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur 15 aktakuza ndaj tetëmbëdhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar 3 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Departamenti për të Mitur, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi.
Gjithashtu, kjo prokurori, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një person për shkak të veprës penale pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.