Site icon Telegrafi

Prokuroria e Maqedonisë fillon shqyrtimin e raportit të Ministrisë së Drejtësisë për sistemin AKMIS

Raporti i Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me sistemin AKMIS për ndarjen e orëve në Gjykatën Penale, Supreme dhe atë të Apelit ka arritur në Prokurorinë Publike të Maqedonisë, konfirmojnë nga Prokuroria duke shtuar se shqyrtimi i të njejtës ka filluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontrolli i punës së sistemit AKMIS u krye nga Komisioni i formuar nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, nën kryesimin e gjykatësit dhe profesorit universitar, Llazar Nanev.

Kontrolli i sistemit AKMIS erdhi pas vërejtjeve në raportin e Reinhard Priebe se ekzistojnë dyshime për keqpërdorime të këtij sistemi, i cili ndjek rrjedhën e lëndëve nga hapja e tyre deri te caktimi i gjykatësit./Telegrafi/

Exit mobile version